Ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe seksi të momentit me një sërë angazhimesh.

E kemi fjalën për Bella Hadid e cila përveçse modele paska dhe një pasion që ndoshta për disa ishte i panjohur deri tani. Bella është një tifoze e “zjarrtë” e ndeshjeve të basketbollit në ligën amerikane të NBA-së.

Advertisement

Të enjten në mbrëmje Hadid ishte e pranishme në ndeshjen e New York Knickst dhe Los Angeles Lakers dhe duke gjykuar nga imazhet që kanë dalë, duket se ajo është argëtuar tejet mase. Modelja ishte i shoqëruar me Justine Skye dhe u pa teksa brohoriste. Në një moment, Hadidi madje u hodh nga karrigia dhe u gjunjëzua në tokë.