Çfarë ndodhi gjatë dasmës mbretërore, nga kërcimi i çiftit tek fishekzjarret (Video)

Meghan Markle u bë zyrtarisht Dukesha e Sussex-it kur ajo u martua ditën e djeshme me princin Harry, por festimet nuk përfunduan në kishën e St. George-it.

Pas një pritje të pabesueshme të pasdites, e cila përfshinte një menu sezonale dhe një interpretim të “Circile of Life” (Mbreti Luan) nga vetë Elton John, Harry dhe Meghan hipën në një Jaguar elektrik për festën e tyre në mbrëmje. Meghan, natyrisht, veshi fustanin e dytë të dasmës, dizenjuar nga Stella McCartney.

Advertisement

Me mikpritjen e Princit Charles në Frogmore House, festa ekskluzive e mbrëmjes kishte plot dasmorë të famshëm, dhe gjithashtu shumë surpriza. Ja çfarë thuhet deri më tani rreth mbrëmjes mbretërore së Harry-t dhe Meghan:

1) Princi Charles mikpriti dhe pagoi për festën.
Sipas Daily Mail, dasma filloi me një darkë formale me përbërës organikë, sipas temës “pranvera takon verën”. Darka zgjati nga ora 19:30 deri në orën 22:00, dhe u organizua falë princit Charles.

Darka kishte rreth 200 të ftuar, duke përfshirë miq të famshëm si Serena Williams, Amal Clooney dhe Priyanka Chopra.

 2) Princi William dha një fjalim të “keq”.
Një burim i Daily Mail tha se Princi William me sa duket dha një fjalim shumë të “keq” gjatë darkës së mbrëmjes dhe se miqtë e ngushtë të Princit Harry, Tom Skippy Inskip dhe Tom Van Straubenzee gjithashtu dhanë një fjalim të përbashkët.

3) Kishte një shfaqje me fishekzjarre.
Duke pasur parasysh martesën e Harryt dhe Meghan që dukej si përrallë nga një film Disney, nuk është befasuese që një shfaqje e madhe me fishekzjarre të zhvillohej në Windsor Castle rreth orës 23:00, siç raporton The Telegraph.

 4) Princi Harry përzgjodhi muzikën.
Telegraph gjithashtu raportoi se “muzika me zë të lartë mund të dëgjohej gjithandej në Windsor Castle” deri natën vonë. Dhe sipas Daily Mail, DJ Sam Totolee kishte në dorë listën e këngëve, e cila përfshinte të gjitha “këngët House të preferuar të Harry-t”. I njëjti DJ me sa duket ishte i pranishëm në martesën e Pippa Middleton vitin e kaluar.

5) Hamburgera dhe pambuk sheqeri u shërbyen gjatë mesnatës.
Pas menusë sezonale të pasdites, tortës së lavdishme të dasmës dhe ushqimeve organike të mbrëmjes, Harry dhe Meghan u shërbyen të ftuarve të tyre në mesnatë hamburgera dhe pambuk sheqeri. Në thelb, askush në ditën e madhe të Harry-t dhe Meghan nuk ngeli i uritur.

6) Koktejet mbanin emrat e çiftit.
Një burim për Daily Mail tha se një nga koktejlet në pritjen e mbrëmjes u quajt “Kur Harry takoi Meghan” dhe përfshiu xhinxher dhe rum “frymëzuar nga flokët e kuq të Harry-t”.

7) Ata zgjodhën një hit të Whitney Houston për vallëzimin e tyre të parë si një çift i martuar.
Në përputhje me pjesën tjetër të dasmës, e cila u frymëzua nga kultura Amerikane e Meghanit, çifti me sa duket përzgjodhi Whitney Houston me këngën “I WANNA DANCE WITH SOMEBODY (WHO LOVES ME)” për vallëzimin e tyre të parë.

8) Meghan gjithashtu dha një fjalim.
Siç raporton Us Weekly, Meghan pritej të jepte një fjalim në mbrëmje.

9) Elton John me sa duket luajti edhe për të ftuarit në mbrëmje.
Pas shfaqjes së pasdites, sipas Daily Mail, “një Harry tekanjoz thuhet të ketë pyetur të ftuarit nëse mund të luante dikush në piano”. Kjo para se Sir Elton John të ngrihej dhe të performonte katër hite: “Your Song,” “Tiny Dancer,” “Circle Of Life,” dhe “I’m Still Standing.”

10) James Corden me sa duket luajti një rol të rëndësishëm.
Sipas Daily Mail, Corden mori rolin e “mikpritësit dhe argëtuesit”.

11) Kishte një after-party.
Daily Mail raporton se, pas festës në Shtëpinë e Frogmore, të ftuarit me sa duket udhëtuan përsëri në Londër për një “after-party”, e cila u zhvillua “në hotelin e preferuar të së famshmëve Chiltern Firehouse në Marylebone”.

Si ia dolën të gjithë të qëndronin zgjuar?!