Ditën e djeshme Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan me një ceremoni madhështore që po vazhdon të komentohet ende.

Në ceremoninë martesore ishte e pranishme edhe mbesa e princeshë Dianës, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj, gati-gati si ajo e Lady D.

Advertisement

Lady Kitty Spencer shoqërohej nga e ëma, motra dhe vëllai. 27-vjeçarja i mahniti të gjithë me klasin dhe elegancën që përcolli.

Në dasmë ndodheshin gjithashtu edhe motrat e Princeshë Dianës e fëmijët e tyre.