Çfarë ka folur Princ Harry me ish-të dashurën pak para dasmës?!

Dasma e Princ Harry-t me Meghan Markle ishte padyshim dasma më e diskutuar e vitit. 

Një nga temat më të diskutuara ishte dhe prania në dasëm e dy ish të dashurat të Harry-t.

Advertisement

Chelsy Davy dhe Cressida Bonas ishin të ftuara në ceremoninë e madhe dhe sipas historikut të publikuar nga DailyMail, me Chelsy historia e dashurisë ka zgjatur plot 7 vite dhe kanë qenë shumë të dashuruar, por pas gjithë ulje-ngritjeve i dhanë fund duke mbetur shokë të mirë.

Nga ana tjetër sipas “Vanity Fair”, Princi Harry dhe Chelsy kanë pasur një bisedë telefonike shumë emocionuese para dasmës.

“Ajo ka qarë shumë dhe ka qenë gati për të mos shkuar në dasmë, por e ka pranuar ftesën për të mos e mërzitur Harry-n. Ai i dha lamtumirën dhe të dy e kanë pranuar se tashmë është koha që të vazhdojnë përpara dhe duhet të nisin një jetë të re”,-kanë zbuluar burime për Vanity Fair.