Në qershor të vitit të kaluar aktori i famshëm i Hollywood Jim Carrey u akuzua se kishte ndikuar në vetëvrasjen e ish të dashurës së tij Cathriona White, e cila para se të ndërronte jetë kishte lënë një letër ku akuzonte aktorin se e kishte abuzuar emocionalisht.

Pas kësaj letre familjarët e vajzës e hodhën në gjyq Jim Carrey duke kërkuar drejtësi dhe dëmshpërblim për vdekjen e saj. Por, pas thuajse një viti të gjitha akuzat ndaj aktorit janë hedhur poshtë dhe Carrey është liruar nga të gjitha akuzat, pasi avokati i tij provoi pafajësinë në rastin e vetëvrasjes së ish të dashurës.

Advertisement