Flet aktorja: Më kërcënuan të mos flas mbi raportin me Trump

U bënë disa muaj që mediat rozë nëpër botë po flasin për marrëdhënien e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me aktoren e filmave porno, Stormy Daniels.

Stormy, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Cliford, tha se e kërcënuan që të mos fliste për raportin e pretenduar seksual me Donald Trump në vitin 2006. Gjatë një interviste për CBS, ajo tregoi se një mashkull i ishte afruar në një parking në  Las Vegas në vitin 2011 dhe e kishte këshilluar që ta linte rehat Trumpin. Daniels tha se ishte me vajzën e vogël në atë moment dhe kërcënuesi u shpreh: “Do të ishte mëkat nëse nënës së saj do t’i ndodhte diçka”.

Advertisement

Vetë Trump mohon kategorikisht që të ketë pasur një lidhje seksuale me aktoren. Avokatët e tij po kërkojnë 20 milionë dollarë dëmshpërblim nga Daniels, pasi pretendojnë se ajo ka shkelur një marrëveshje heshtjeje të firmosur para zgjedhjeve të vitit 2006, marrëveshje që, sipas aktores, nuk ka vlerë.

Daniels pretendon se bëri seks një herë me Trump në vitin 2006, një vit pasi ai ishte martuar me Melania Trump. Aktorja thotë se ka marrë para’ nga Trump për të heshtur dhe kritikët e saj pretendojnë se ndryshimet e historisë nga ajo e bëjnë të pabesueshëm variantin e saj.

Një nga dyshimet kryesore është pse nuk foli kur Trump ishte thjesht biznesmen, por vetëm tani që ai u bë President.