Ed Sheeran tregon pse i dhuroi Justin Bieber këngën “Love Yourself”!

Kënga “Love Yourself” pa dyshim ishte një sukses i padiskutueshëm i këngëtarit Justin Bieber dhe këtë e tregojnë edhe faktet.

Ky projekt muzikor i Bieber kryesoi tabelën e Billboard Hot 100 në 2016, duke e bërë atë artistin më të ri që arriti një sukses të tillë. Megjithatë, pak fansa mund ta dinë se kjo këngë është shkruar nga këngëtari tjetër Ed Sheeran.

Advertisement

Ky i fundit në një koncert zbuloi arsyen se pse vendosi t’ja dhurojë Bieber këtë projekt.

Teksa performonte në të premten mbrëma në Seminole Hard Rock Hotel & Casino ai shpjegoi se rrethi i ngushtë i miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij mendonin se kënga nuk ishte edhe aq e mrekullueshme.

33-vjeçari më pas shpjegoi se ja tregoi Justin Bieber, i cili vendosi që ta merrte si këngë për repertorin e tij.

Megjithatë, për ironi të fatit kënga u bë shumë e suksesshme duke u bërë një hit i madh dhe duke u vërtetuar miqve të këngëtarit se ata e kishin gabim.