Britney Spears tashmë edhe shkrimtare!

Libri i Britney Spears është gati dhe pritet të publikohet në vjeshtë.

Një burim i afërt me yllin e popit zbuloi për Page Six se Spears ka përfunduar së shkruari librin, duke e quajtur atë një “bestseller novator” dhe duke thënë se do të “frymëzojë” shumë njerëz.

Advertisement

“Libri i Britney është një histori triumfi. Ai do të zbulojë momentet e saj më të vështira, fëmijërinë e saj, ndarjen nga Justin Timberlake, dhe betejën për kujdestarinë”, thotë burimi.

Këngëtarja ka bashkëpunuar me shkrimtarin Sam Lansky, i cili ka shkruar për The Atlantic, Neë York Magazine dhe revistën Time. Ndër të tjera ai ka shkruar për yjet e njohur të shoëbizz-it Madonna, Nicki Minaj dhe Adele.

Kjo nuk është hera e parë që artistja dëshiron të tregojë edhe aftësitë e saj në fushën e letërsisë. Në vitin 2012 ajo negocioi me shtëpinë botuese “Harper Collins”, për të botuar novelën e saj të parë.