Ajo ka dalë pak ditë më parë, nga klinika psikiatrike ku ishte shtruar dhe tani Britney Spears duket se është kthyer në formë të shkëlqyer, ashtu siç tregon kjo video e postuar prej saj në rrjetin social Instagram. Ylli i pop-it, shfaqet me bikini në park teksa bën yoga nën tingujt e ‘I Like it’ të Cardi B…

Një fanatike e madhe e Fitnesit dhe Jogës, Spears ka rinisur stërvitjen, duke tonifikuar trupin dhe këmbët. Për momentin këngëtarja është fokusuar vetëm tek shëndeti dhe të gjitha impenjimet e saj i ka shtyrë për më vonë. Ajo ka thënë që ka nevojë për pak kohë për të ju kushtuar babait të saj së sëmurë dhe vetes.

/Balkanweb/