Të gjithë u çuditën me ndryshimin e saj pas lindjes, Cardi B zbulon si e largoi dhjamin e tepërt

Muajt e fundit të gjithë fansat e Cardi B janë çuditur nga ndryshimi që reperja pësoi në trup vetëm pak kohë pas lindjes. Cardi u shfaq me një trup shumë të tonifikuar, muskuj barku dhe në formë perfekte si asnjëherë më parë. Shumë menduan se ajo mund ta ketë arritur këtë përmes kërcimit apo ushtrimeve në palestër, por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Sipas revistës “People” reperja ju ka treguar fansave të saj se ka kryer një ndërhyrje, e njohur si liposuction, për të larguar dhjamin e tepërt.

“Kam një lajm për të gjithë ju. Unë duhej ta kisha anuluar sot koncertin… Une nuk duhej të performoja sot, sepse lëvizja e tepërt ndikon keq për liposuctionin”, ka thënë Cardi B në festivalin “Beale Street Music Festival”. Reperja nuk ka pasur asnjëherë problem të tregojë të vërtetat në lidhje me jetën e saj, qoftë edhe atë private, ndaj fansat e duan shumë për këtë gjë. Kujtojmë se Cardi B u bë nënë për herë të parë në korrik të 2018 dhe u bekua me një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Kulture.

Advertisement

/RevistaWho/