Brigette Macron i futet aktrimit, ja në cilin serial do të shikojmë Zonjën e Parë të Francës

Bbashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, Brigette, ka marrë një vendim befasues.

Së shpejti Zonjën e Parë do ta shohim në rolin e protagonistes në serialin e saj të preferuar, “Vestiaires” (Dhomat e ndërrimit).

Advertisement

Seriali në fjalë, një produksion televziv francez, ka filluar trasmetimin në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe ka korrur mjaft sukses. Lajmi është bërë i ditur nga ideatorja dhe njëkohësisht aktorja protagoniste e këtij seriali komik, Adda Abdelli.

Sipas saj e gjithë ideja për t’i ofruar Zonjës së Parë të Francës një vend në këtë serial nisi pasi u mësua se Brigitte ishte një fanse e madhe e këtij produksioni.

“Ne e dimë se ajo është një fanse e madhe e këtij seriali, kështu që menduam, meqenëse e pëlqen, t’i kërkojmë asaj të aktrojë me ne”, ka thënë Abdelli.

Mësohet se episodi do të jete dy minuta e gjysmë dhe do të përqendrohet tek atletët me aftësi të kufizuara në një klub noti.

Duket se jeta e Brigitte është karakterizuar nga ndryshime të forta dhe eksperienca speciale, nga mësuese në një shkollë të mesme, në bashkëshorte e presidentit të Francës, dhe tani aktore protagoniste në një serial televiziv.