Brad Pitt gati për një lidhje të re… me një arkitekte? (Foto)

Pas finalizimit të divorcit nga Angelina Jolie, Brad Pitt është gati të nisë një jetë të re.

Aktori 54-vjeçar është duke kaluar kohë më arkitekten e njohur dhe profesoren e univeristetit MIT, Neri Oxman.

Advertisement

Dyshja u takuan në një nga projektet e arkitekturës të mbajtur në universitetin ku ajo jep leksione dhe që nga ajo kohë ata ndajnë një shoqëri dhe janë shumë të afërt më njëri-tjetrin.

Një burim i afërt me të ka deklaruar se ata kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe ndajnë të njëjtat pasione.

“Brad dhe Neri përshtaten me njëri-tjetrin, ata ndajnë të njëjtin pasion për arkitekturën, dizajnin dhe artin, por ata kanë një shoqëri profesionale”.

Gjithsesi ky burim shtoi se lidhja e tyre është ende miqësore por, nuk përjashtohet mundësia që diçka më tepër të lind në mes tyre.