BMA, Dua Lipa dhe Bebe Rexha takohen për herë të parë bashkë (Foto)

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha më në fund janë takuar bashkë.

Vajzat mbrëmë kanë qenë pjesë e eventit “Billboard Music Awards” që u mbajt në Las Vegas.

Advertisement

Dua dhe Bebe morën vëmendje me pamjen e tyre teksa parakaluan në tapetin e kuq, por në prapaskenë dy bukuroshet shqiptare janë takuar me njëra-tjetrën dhe nuk kanë nguruar të pozojnë bashkë.

Dhe pse deri tani këto fotografi nuk i ka postuar asnjëra nga to në rrjetet e tyre sociale, kanë qenë fansat e këngëtareve që i kanë zbuluar fotot dhe i kanë publikuar në “fun page”-et e tyre.

Të mos harrojmë që Dua mbrëmë dhuroi një perfomancë fantastike me hitin e saj “New Rules”, ku të pranishëm në mesin e audiencës ishin edhe dy prindërit e saj, të cilët e shoqërojnë shpesh në evente të mëdha, dhe jo vetëm.