Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, sapo është bërë nënë për herë të tretë.
Pritja e ëmbël u finalizua pasditen e djeshme me lindjen e vajzës në SHBA.
Lajmin e bën të ditur vet ajo me anë të një postimi në Instagram. Një ditë më herët, Estela nxori edhe një foto tjetër të sajën të cilën e shoqëronte me përshkrimin: “Shkëlqimi i javës së fundit të shtatzënisë.”
Pak orë para lindjes, ajo postoi në Instagram një foto e cila citone “Gati, Vendosu, Shko!” Mesa duket kjo ishte shenja se vajza e saj e tretë shumë shpejt do të vinte në jetë. Disa orë më vonë, një postim tjetër i Estelës i uron mirëseardhjen në botë vajzës së saj të sapo lindur, emri i së cilës është Damar Brooklyn Sollaku. Brooklyn-ashtu si vendi ku ajo lindi.