Të paktën kështu ka thënë ish-bateristja e saj.
Kimberly Thompson pretendon se “Mbretëresha Bey” ka përdorur magjinë e zezë për të mbikëqyrur dhe kontrolluar financat e saj. Ndërsa tani Thompson ka ngritur padi dhe kërkon urdhër mbrojteje ndaj Beyonce.
Në dokumentat e paraqitura në gjykatë ajo pretendon se ka punuar me këngëtaren si bateriste e grupit të saj për 7 vite.
Gjyqtari ka hedhur poshtë kërkesën për një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje, ndërsa Beyonce nuk ka bërë asnjë koment lidhur me pretendimet e ish-të punësuarës së saj.