Beyonce dhe Jay-Z martohen sërish (Video)

Në një video të shfaqur në turneun e dyshes “Run Tour II” në Cardiff të Britanisë së Madhe, të dy muzikantët shihen në një ekran të veshur me të bardha.

Advertisement

Atyre iu bashkohen vajza gjashtëvjeçare Blue Ivy dhe binjakët 11 muajsh, Rumi dhe Sir për atë që duket të jetë një ceremoni ribashkimi.

Mesazhi “kjo është dashuria e vërtetë” është parashikuar të shkojë në fillim të koncert pasi çifti këndon duetin e tyre të vitit 2009,  “Young Forever”. Në prill, ata festuan përvjetorin e tyre të dhjetë të martesës.

Sipas asaj që thonë mediat e huaja, dy bashkëshortët kanë rifreskuar betimet në 10 vjetorin e martesës dhe momentet nga ceremonia në fjalë kanë vendosur t’i ndajnë me fansat pikërisht në turin e tyre madhështor.