Besi dhe Xhensila kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave dhe nuk kishte si mos të mos komentoheshin edhe në këtë periudhë kur janë në pritje për t’u bërë prindër.
Këtë herë aktori është pjesë e rubrikës “Për drekë me mua”, tek “E diela shqiptare” ku sot bashkë me Erion Isain dhe Blerina Bombajn ndodhen në shtëpinë e Arjola Shehut.
Kjo e fundit gjatë bisedës, e pyeti Besin nëse Xhensila ka neps tani gjatë shtatzënisë. Vetëm kaq mjaftoi dhe i revoltuar e duke bërtitur Besi u shpreh: “Ka neps, po ka neps fustanesh e këpucësh. Ka neps çizmesh. Ça është ky lloj nepsi mo vëlla?! Ha moj gru bukë se je shtatzënë, ça është kjo lloj buke…1000 euro fustan…”
Sigurisht, më pas të gjithë shpërthyen në të qeshura.