Ben Affleck flet hapur pas largimit nga qendra e rehabilitimit

Pak muaj më parë aktori Ben Affleck u regjistrua në një qendër rehabilitimi me urdhër të ish-bashkëshortes, Jennifer Garner.

Aktori ka një histori të gjatë me problemet e tij me alkoolin. Nëpërmjet një statusi në Instagram ditën e djeshme 49- vjeçari ka treguar gjithë përjetimin e tij në luftën kundër kësaj varësie.

Advertisement

“Këtë javë mbusha 40 ditët e qëndrimit tim në qëndrën e reabilitimit kundër varësisë ndaj alkoolit.

Mbështetja që kam marrë nga familja ime, kolegët dhe fansat ka më shumë kuptim se fjalët që unë mund të them. Më kanë dhënë mua fuqinë që të mbështetem dhe të flas me të tjerët për problemin tim .

Beteja me çdo varësi është e gjatë dhe e vështirë. Për shkak të kësaj, askush nuk është vertetë brenda ose jashtë trajtimit. Është një betejë afatgjatë.

Unë po luftoj për veten dhe familjen time. Sa shumë njerëz më kanë shkruar në mediat sociale për të më treguar lidhur me varësinë e tyre.

Atyre njerëzve dua t’u them faleminderit. Forca juaj po më inspiron dhe mbështet mua në mënyra që as që i kisha imagjinuar. Ajo më ndihmon të di se nuk jam vetëm. Siç më duhet t’i kujtoj vetes, nëse ke një problem, të marrësh ndihmë është shenjë kurajoje, as dobësie dhe as dështimi.

Me pranimin dhe modestinë, do të vazhdoj të pranoj ndihmën e aq shumë njerëzve dhe jam e lumtur që ata ndodhen këtu për mua. Shpresoj që në rrugën time të kthimit të t’i jap një shembull të mirë të gjithë atyre që po luftojnë.”