Bella Hadid feston sot 22-vjetorin e lindjes.
Supermodelja dhe The Weeknd tashmë kanë një histori të gjatë dashurie, me shumë ndarje dhe ribashkime, por më në fund duket se gjërat janë bërë serioze.
Këtë herë madje këngëtari i suksesshëm ka vendosur që të tregojë publikisht sa i lumtur është me një dedikim dashurie për partneren e tij, Bella. Në një grup fotosh dhe videosh me momente speciale të të dyve, ai ka zgjedhur të shkruajë: “Gëzuar ditëlindjen engjëll”. Më të ëmbël se kaq nuk e kemi parë The Weeknd përveçse në momentet kur këndon dhe ve shpirtin në performanca.