Ledi Vula dhe nëna e tij, gjithë surpriza!

Të martën në mbrëmje, ai do të jetë i ftuari special në programin “MasterChef Junior Albania”. Reperi do të jetë një surprizë e vërtetë për talentet e vegjël në garë dhe madje do të ndikojë edhe në provën e tyre.

Advertisement

Para tyre do të vihet një kuti misterioze, me produkte të zgjedhura nga vetë reperi, me të cilat fëmijët do gatuajnë në provën e radhës në kuzhinën e MCH Junior.

Gjithashtu do të shikojmë edhe marrëdhënien e Ledrit me shefe Xheraldinën, nënën e tij, e cila është pjesë e këtij formati televiziv.