Ndarja e çmimeve “Grammy Awards 2018”, ishte me plot të papritura, sidomos në tapetin e kuq.
Një ndër to ishte dhe puthja në buzë e këngëtaresh shqiptare Bebe Rexha me të ëmën. Gjatë kohës që Bebe ishte duke dhënë një intervistë, prapa saj shihej nëna e këngëtares, e cila nuk i iku nga syri i gazetares, e cila e ftoi të prononcohej para kamerës dhe të tregojë diçka nga karakteri i këngëtares.
 
“Ajo është shumë bujare dhe e këndshme”,- tha Bukurie Rexha, nëna e Bebes dhe më pas shkëmbyen një puthje në buzë.
 
Mesa duket se Bebe nuk i ka problem puthjet në buzë, pasi ditë më parë ajo dhe Rita Ora bënë bujë duke shkëmbyer puthje në buzë me njëra-tjetrën.

Mommaaaa ??? @bukierex @enews @giulianarancic

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

 
Advertisement