Bebe Rexha nuk humb asnjëherë rastin për të treguar origjinën e saj shqiptare…

Para disa orësh, këngëtarja ka publikuar në InstaStory dy video ku shfaqet vëllai i saj duke vallëzuar bashkë me disa persona të tjerë një valle shqiptare, teksa në sfond dëgjohet kënga e reperit, Capital T– “Hatixhe” (këngë kjo e cila për vitin 2017-të radhitej si kënga e dytë shqiptare më e dëgjuar në YouTube).

Advertisement

Edhe pse Bebe nuk shihet duke vallëzuar, ajo dëgjohet teksa bërtet me zë të lartë, për të krijuar kështu më shumë atmosferë festive.