Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se qeveria e majtë nuk ka shënuar asnjë arritje në vitet e fundit.
“5 vjet më parë, falë reformave, seriozitetit e angazhimit të Partisë Demokratike ra izolimi i fundit i Shqipërisë dhe shqiptarët fituan të drejtën e lëvizjes në Europë pa viza. Sot asnjë hap i ri nuk është bërë në drejtim të integrimit”, ka deklaruar Basha.
Në të kundërt, sipas tij, për shkak të keqqeverisjes, shqiptarët po braktisin vendin çdo muaj, duke u renditur të dytët pas sirianëve që kërkojnë azil në BE, duke nxitur diskutime në radhët e Unionit për rikthimin e regjimit të vizave.
“Për dy vite, jo vetëm që nuk bënë asnjë hap para, por e kthyen vendin 25 vite pas, në kohën e eksodit të madh. Ndaj është koha për t’i ndalur, për t’i hequr nga rruga jonë europiane. Të enjten populli në këmbë para dyerve të Parlamentit”, apeloi Basha.