Serena Williams, sportistja e vitit!

E veshur me të zeza, vështrim provokuese dhe e ulur mbi fron, kështu shfaqet Serena Williams në kopertinën e revistës “Sport Illustrated”, që e ka shpallur tenisten, “Sportisten e vitit”.

34-vjeçarja është e para atlete femër që e merr këtë çmim nga revista, pas më shumë se 30 vitesh.

Advertisement

“Ajo e meritonte më shumë nga të gjithë këtë çmim. Serena ka patur një vit të mrekullueshëm, mënyra sesi ka triumfuar në çdo aktivitet; fakti që ajo e ka bërë këtë për kaq shumë vite me radhë me rezultate kaq të larta”, deklaroi botuesi i “Sport Illustrated”, Paul Fichtenbaum.

Në nder të Williams, e konsideruar si tenistja femër më e mirë në botë, revista e famshme amerikane këtë vit titullin e këtij çmimi e ka ndryshuar nga “sportisti apo sportistja e vitit”, në “Personaliteti i vitit në sport”.