Bashkia e Vlorës nis aksioni për shembjen e ndërtimeve mbi kolektor

Bashkia e Vlorës ka nisur aksionin për shembjen e ndërtesave mbi kolektor dhe kanale kulluese pasi bllokimi i tyre ka përsëritur përmbytjet në qytetin bregdetar.

I pranishëm në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi shtratin e këtij kanali, të cilat jane aty prej më shumë se 20 vjetësh, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se bllokimi i Kanalit të Ujërave të Larta, veçanërisht segmenti që zbret nga ujëmbledhësi mbi godinën e spitalit, është një nga shkaqet kryesore të përmbytjeve në qytetin e Vlorës. 

Advertisement

Duke paralajmëruar paralajmëruar shembjen e çdo objekti që ka bllokuar kolektorin, Leli tha se pastrimi i këtij kanali, konsiderohet nga specialistët e fushës si ndërhyrja më e rëndësishme për të ndikuar ndjeshëm në parandalimin e përmbytjeve në qytet.

“Në kuadër të këtij projekti do të pastrohet gjithashtu edhe ujëmbledhësi në afërsi të godinës së spitalit, ku nuk është ndërhyrë qysh nga koha e ndërtimit të tij, më shumë se 30 vite më pare”, deklaroi ai.