Ndërkohë që fansat prisnin që në koncertin e Pavarësisë së Kosovës të ishte dhe Dua Lipa, diçka e tillë nuk ndodhi.

Arsyeja e kësaj mungese ka qenë fakti se Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të performojë në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë dhe për më tepër nuk është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.

Advertisement

Sipas njoftimit të Presidencës Kosovare është deklaruar se kanë tentuar të sillnin për të performuar Dua Lipën dhe këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, por këto kanë mbetur në nivel bisedash pasi një gjë e tillë paraprakisht ka qenë e pamundur.

Dukagjin Lipa, pjesë e stafit menaxherial dhe njëherësh babai i këngëtares është shprehur se:

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”.