Pasi u konfirmua ardhja e këngëtares Rita Ora në vendëlindje për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u përfol dhe për refuzimin e këngëtares tjetër nga Kosova, Dua Lipa-s.

Në media u tha se Dua kishte kërkuar të paguhej 200 mijë euro për të ardhur në Kosovë, por një burim pranë radionrg.al tha se ka folur vetë me të atin e këngëtares, i cili ka hedhur poshtë këto zëra. Dukagjin Lipa ka thënë se nuk është e vërtëtë se Dua ka kërkuar para, por ftesa i ka ardhur shumë me vonesë dhe ajo kishte planifikuar koncerte të tjera shumë më parë, të cilat nuk mund ti anulojë.

Advertisement