Nuk na duhet të jemi ekspertë lidhjesh për të kuptuar se presidenti i SHBA-së dhe Zonja e Parë nuk i kanë mirë punët me njëri-tjetrin.
Melania dhe Donald Trump, duken sikur çdo gjë që po bëjnë bashkë tani e tutje, po e bëjnë vetëm sa për sy e faqe.
Siç e përshkruan dhe Washington Post, situata e tyre është: “Të ndarë në të njejtën çati”. Sipas burimeve Melania dhe Donald Trump flenë në dhoma të ndara, secili nga bashkëshortët merret me aktivitetin e tij personal dhe nuk kalojnë thuajse fare kohë bashkë.
Megjithëse zëdhënësja e zonjës së parë të Amerikës i mohon fjalët për ndonjë krizë të mundshme, punonjës të tjerë të Shtëpisë së Bardhë, thonë të kundërtën. Sipas tyre Melania ka ngritur një “mur” rreth vetes duke shmangur kështu sidomos marrëdhëniet me Ivankën, vajzën e madhe të presidentit Trump.
Deri ku do shkojë marrëdhënia e tyre?