Ka muaj që dyshja Dj Blunt dhe Real 1 vazhdojnë pa ndërprerë të sulmojnë reperin Gjiko përmes rrjeteve sociale.

Por duket që ata vetëm sa po i bëjnë nder Gjikos, pasi ky i fundit, ditën e sotme, mbushi Instagramin me një varg postimesh dhe të gjitha i dedikoheshin Blunt-it.

Advertisement

“E falenderoj Blunt-in për gjithë marketingun që po më bën.”- shkruan ai në një foto ku mban në dorë një qese të mbushur me para.


Gjiko ia shpreh’ dashurinë’ në shenjë falënderimi të dy reperëve edhe përmes disa dedikimeve.

S’vonoi shumë që edhe Blunt-i t’ja kthejë “dashurinë” po me të njëjtën monedhë.
‘Mos harro prej nga vjen”- shkruan ai në një prej Story-ve ku në foto është Gjiko vite më parë që vështron DJ-in teksa luan në një club.

Mesa duket ky “sherr” nuk ka për të përfundur ndonjëherë…