Këngëtarja Aurela Gaçe i ka dedikuar një postim në rrjete sociale kantautorit dhe moderatorit, Ardit Gjebrea.
Ajo e ka quajtur Gjebrean si shkollë për menaxhimin e aftësive të tij dhe jo vetëm. “Unë e quaj shkollë, për mënyrën se si ndërton gjithçka.
Për marrëdhëniet mes njerëzve, artisteve, miqve, armiqve. Ai është i madh e ndërkohë aq i thjeshtë me secilin nga ne për menaxhimin e aftësive etj.
Shkroi muzikë për shpirtin. Disa gjëra duhen thënë dhe unë i them si i ndjej”,-përfundon këngëtarja.