E ftuara speciale e puntatës së radhës të ‘Pushime on top’ ishte një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Aurela Gaçe. Në një bisedë mjaft të këndshme pranë detit me moderatoren Ori Nebiaj, diva e muzikës tregoi shumëçka për “sekretet” e jetës së saj si bashkëshorte, por edhe nënë. E pyetur për vajzat dhe nëse ka projektuar ëndrra për to, Aurela është shprehur se çdo gjë është në dorën e tyre. “Ato do i projektojnë vetë ëndrrat e tyre, siç unë kam bërë me ëndrrat e mia dhe Skerdi me të vetat. Unë kam për detyrë të rris, t’i jap dashuri, t’i tregoj çfarë është e mirë e çfarë e keqe”.
Më pas Aurela zbuloi edhe një detaj prekës në lidhje me vajzën e saj të madhe. “Vajza ime e madhe që tani ndjen peshën e emrit tim, sepse njerëzit i kërkojnë asaj që të jetë si unë. Njëherë më tha diçka që më preku: “Njerëzit presin që unë të kendoj si ty”. E tha me zhgënjim. Është shumë e gabuar. Unë u preka shumë”. Gjithashtu këngëtarja rrëfeu se ajo është shumë e butë me to, aq sa bashkëshorti i bërtet. Mesa duket, fama dhe suksesi nuk e ndalojnë Aurelën të jetë shoqja më e mirë për vogëlushet e saj dhe përkushtimi ndaj tyre është maksimal.
/RevistaWho/