Aurela Gaçe ka paralajmëruar një këngë të re.
Këngëtarja nga Shqipëria shfrytëzoi rrjetet sociale për të njoftuar të gjithë fansat e saj se projekti me titull “Veten dua gjallë”, me tekst të shkruar nga Rozana Radi, publikohet së shpejti.
“Së shpejti – Veten dua gjallë”, ka shkruar Aurela poshtë fotografisë së shkëputur nga klipi duke mos treguar datën e saktë të publikimit.
Më poshtë mund ta shihni postimin e saj.
/Prive.al/