Për këngëtaren e njohur Aurela Gaçe dhe bashkëshortin e saj Skerdi, fillimi i shkollës dhe rrugëtimit të dijes për vajzën e tyre Grace që shkon në klasë të parë sot është një nga ato ngjarje dhe gëzime.
Sigurisht këtë ditë çifti preferuan ta ndajnë me të gjithë.
“Jeta jonë e vogël po rritet. Filluam klasën e parë”,-ka shkruar Aurela.
Grace duket më e lumtur se kurrë për nisjen e kësaj etape të re. Kujtojmë se çifti i njohur ka edhe një vajzë më të vogël të quajtur Abigail Isabelle.