Një ditë e re, një personazh i ri me linjë kozmetike.
Eh pra duket se industria e kozmetikës është kthyer në një trend biznesi për vajzat e famshme të showbizit, përmendim këtu Kim, Kylie, J.Lo, RiRi, etj…
Së fundmi është bashkuar edhe këngëtarja e famshme Lady Gaga, e cila ka në plan të lançojë koleksionin e saj. Sipas raportimit të The Blast, të mërkurën e kaluar 32-vjeçarja ishte duke kontaktuar me kompaninë e saj Ate My Heart Inc për diçka të quajtur Haus Beaty.
Në fakt, tani që e menojmë, kjo nuk është hera e parë që Gaga ka bashkëpunuar me firma të njohura. Në 2012-n, ylli i Pop-it nxorri në treg parfumin “Fame”, pas 2 linjash buzëkuqish në bashkëpunim me MAC, “Viva Glam Lipstick” në vitin 2009 dhe 2011.
Po tani, çfarë të ketë në mendje?!