(FILES) - A picture taken on March 6, 2012 in Paris shows France?s incumbent president and UMP ruling party candidate for the 2012 presidential election Nicolas Sarkozy posing during the TV broadcast "Des paroles et des actes" of French TV channel France 2. One month after his departure from the French presidency, Sarkozy will become at midnight on June 15, 2012, an ordinary citizen, without presidential imunity, and will be therefore exposed to possible proceedings or hearings as witness in several cases, such as the ongoing the Bettencourt case. AFP PHOTO / LIONEL BONAVENTURE (Photo credit should read LIONEL BONAVENTURE/AFP/GettyImages)

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shoqëruar në polici dhe po mbahet në paraburgim në lidhje me financimet e fushatës së vitit 2007.

Sipas Le Monde, gjykata po heton mbi financimet e dyshuara libiane në fushatën elektorale të Sarkozy të vitit 2007.

Advertisement

Një burim i gjykatës së Reuters thotë se Sarkozy po merret në pyetje nga polica në lidhje me një hetim mbi parregullsitë në financimin e fushatës zgjedhore.

Gazeta Le Monde shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013.

Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime.

Sarkozy ka shërbyer si president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012.