Arrestohet aktori i njohur i “Stupcave” (Foto)

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka ndaluar dhe arrestuar aktorin Mensur Safqiun.

Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress, shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për të kontrolluar makinën e aktorit të njohur për publikun më së shumti me rolet e bashkëpunimet me “Stupcat”

Advertisement

Pak më vonë policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e KosovaPress lidhur me arrestimin e aktorit Mensur Safqiu, i njohur për publikun me rolet e bashkëpunimet te “Stupcat”.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar arrestimin duke treguar se Safqiu është duke u intervistuar nga policia.

“Ende nuk di për ç’ka dyshohet sepse janë në intervistim”,- tha ajo. Po ashtu nuk dihet nëse prokurori do të nis hetime lidhur me rastin.