Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani, ishte një nga zërat më kritikë lidhur me pamjen e nuses më të përfolur në botë.
Dasma e Megan dhe Princ Herry-t ishte evendi i ditëve të fundit dhe nuk mund të shpëtonte pa vëmendje dhe tek ne. E ftuar në “Top Show Magazine” mbrëmjen e djeshme, Armina foli dhe se si do të ishte dasam e saj në të ardhmen, e cila duket se ishte shumë afër.
Ajo u shpreh se ka një ide se si e do të jetë fustani i saj i nusërisë, por thotë se është sekret dhe nuk do ta bëjë publik që tani.
Armina shprehët më pas se nuk do të jetë një dasmë klasike. “Do të jetë diçka më ndryshe, jo një dasmë klasike”,- tha Armina.