E virgjër drejtë altarit?! Anxhela Peristeri sqaron njëherë e mirë publikun

Pak ditë më parë Anxhela Peristeri u bë protagoniste në mediat rozë, me batutën se do të shkonte e virgjër drejt altarit.

Natyrisht që shumë njerëz u habitën me këtë deklaratë, por në Top Show Magazine, ishte vetë këngëtarja që sqaroi kontekstin e kësaj batute.

“Ishte një batutë me Rozana Radin, se meshkujt korçarë kanë qejf vajzat e virgjëra dhe i thash që nuk besoj që në vitin 2014 nuk ekziston ky koncept. I thashë që e vetmja e virgjër që do të shkojë në altar, jam unë. Por ishte thjesht një batutë që bëra me Rozanën se tani unë jam 32 vjeç dhe të jem edhe e virgjër është turp i Zotit”,- tha duke qeshur Anxhela Peristeri.