Blogerja Armina Mevlani kohët e fundit duket se ka pasur një mision të vetëm: të humbë disa kile.

Në fakt Armina gjithmonë është dalluar për faktin se disa kilogramë më tepër i kanë dhënë shumë hijeshi, ashtu siç edhe ajo pëlqen, të ngjajë më tepër se Merlyn Monroe dhe jo si një modele e masës 0 në pasarelën e “Victoria Secret”.

Advertisement

Por, për kilet që ka humbur, Armina ka bërë një sondazh në Instagram.
“Kam humbur peshë! Si jam më mirë kështu apo pak më e bëshme?” – ka pyetur ajo. Ndërkohë për habinë e të gjithëve 61% e ndjekësve kanë votuar pro formave dhe jo kileve të humbura.

Epo Armina, duhet  t’i shtosh prapë kilet që ke humbur.