Këngëtarja ka anulluar koncertin e Dangerous Woman Tour në Vietnam për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja nëpërmjet një letre ku i kërkonte ndjesë fansave dhe i falenderonte për mirëkuptimin.

https://twitter.com/ArianatorAmazex/status/900379199223066624

Advertisement

“Të vegjlit e mi në Vietman. Ju kërkoj ndjesë nga thellësia e zemrës por jam duke luftuar me disa probleme shëndetësore për momentin. Erdha këtu në Vietnam, shumë entuziaste për spektaklin por mjekët nuk më lejojnë që të performoj për ju sonte”

E teksa presim për të mësuar diçka më tepër mbi gjendjen shëndetësore të Ariana Grande dhe shpresojmë që të shërohet shpejt ju kujtojmë se këngëtarja sapo ka njoftuar edhe për daljen në treg të parfumit të saj të katërt MOONLIGHT.