Lidhur me atë që tha prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions: Zero tolerancë për emigrantët, (që do të thotë se ata që hyjnë në Amerikë ilegalisht do ndiqen penalisht, madje mund të akuzohen se kanë bërë krim, e ndërsa fëmijët jua marrin nga duart dhe klasifikohen si të mitur të pashoqëruar, duke i strehuar më pas në disa qendra apo kampe të ngritura pranë kufirit), kanë nisur protestat dhe reagime të personaliteteve në Amerikë, si dhe organizata nga e gjithë bota, pasi atje po ndodh diçka e rëndë dhe ç’njerzore.
Le të ndalemi pak tek aktorja e famshme Anne Hathway, e cila ka “shfrytëzuar” Ditën e Baballarëve dhe çështjen e emigracionit në SHBA, për të ndarë historinë prekëse të babait të saj përmes një postimi në Instagram.
“Babai im u rrit në varfëri, punoi për herë të parë kur ishte 10 vjeç, e tani është ndër avokatët më të respektuar në këtë fushë. Gjatë kohës që unë dhe vëllezërit e mi po rriteshim, ishte babai ai që vazhdonte të trajnonte ekipin e futbollit të vëllezërve, e ndërsa mua më shoqëronte sa herë jepja shfaqje në shkollë, madje ndihmonte edhe skuadrën time. Ai e ka zemrën e madhe si luani dhe është gjithashtu shumë i zgjuar, nuk pranon të marrë ndihmë apo para nga askush. Ishte ai që më mësoi si të përdor trurin dhe aftësitë e mia, se si të përpiqesha ta bëja botën një vend më të mirë. Më ka mësuar se nuk duhet të gënjej kurrë se në këtë mënyrë nuk kam nevojë të kujtoj çdo gjë që kam kaluar (është e vërtetë). Ta them thjesht, ai është heroi im.
Babai im dhe unë, për të mos përmendur gjithë familjen time, jemi të shokuar nga vendimi tronditës i administratës aktuale amerikane që sipas rregullave të tanishme të azilit, jetimët ndahen në kufi nga prindërit e tyre. Këto familje emigrantësh që kërkojnë azil, akuzohen për krime. E ndërsa fëmijët bëhen jetimë, por me prindër të gjallë. Në vlerësimin e babait tim dhe për nder të të gjithë baballarëve të ndarë nga fëmijët e tyre për shkak të kësaj politike brutale, po jap kontributin tim përmes këtij donacioni në:@americansforimmigrantjustice Ju ftoj të bashkoheni me mua të jepni kontributin tuaj në emrin e babait tuaj, nuk ka rëndësi se sa. Gjithashtu, për ata që do më akuzojnë se po politizoj Ditën e Baballarëve; unë jam e bija e Jerry Hathaway dhe flas nga mendja, vetja ime: Jeni në anën e gabuar të historisë” , -shkruan aktorja duke treguar sa e shenjtë është familja dhe iu bën thirrje amerikanëve të bashkohen kundër këtij ligji e të japin kontributin e tyre.