Furgoni hyn në mes të turmës, një i vdekur dhe tre të plagosur në koncertin e Bruno Mars

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Holandë.

Mediat vendase raportojnë se një furgon u fut mes turmës pas koncertit të Bruno Mars duke shkaktuar një të vdekur dhe 4 të plagosur.

Advertisement

Ngjarja ndodhi në Landgraaf në festivalin PinkPop.

Incidenti u regjistrua në orën 4 të mëngjesit, ndërsa sipas mediave furgoni është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është ende në kërkim nga policia.

Dita e djeshme rezultoi e përgjakshme për mbarë botën, pasi një grua hyri me thikë në një supermarket dhe thirri “Allahu Ekbar” dhe plagosi dy persona në France.

Ndërsa aty ku është përqendëruar vëmëndja e globit, në Moskë, pasi po mbahet kampionati Botëror, një taksi ka marrë përpara turmën e njerëzve në rrugën Ilyinka, duke lënë 7 persona të plagosur.

Sipas mediave ruse, shoferi i taksisë, një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur fillimisht një semafor e më pas turmën e tifozëve.

Ndërsa në New Jersey, SHBA pas një sulmi me armë në një festival u plagosën 20 persona, ku policia ekzekutoi një nga autorët.