Moderatorja Anjeza Maja hoqi dorë nga drejtimi i emisionit të përditshëm “Në shtëpinë tonë” ku bashkëprezantonte me Florian Agalliun dhe u bë pjesë e “Tv Klan” në spektaklin “Dance with Me”.
Për dilemën e madhe se përse iku nga Top-i, të shumta kanë qenë aludimet dhe një prej tyre ishte një koment pa takt i një ndjekësi të saj në Instagram, ku e pyet hapur: “O kukulla, pse të hoqën nga Top-i apo s’ia le shefit?”
Mesa duket ky koment nuk i ka pëlqyer aspak moderatores, e cila ka vendosur të përgjigjet në mënyrë shumë të qartë për të gjithë ata që e pyesin për largimin nga ekrani i “Top Channel”.
“Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. “Top Channel” është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qënë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time” – është përgjigjur Anjeza ndaj komentuesit.