Angelina Jolie ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me avokaten që kishte në dorë çështjen e divorcit të saj me Brad Pitt. Sipas “People”, aktorja uli në pozitë Laura Wasser, në favor të një avokateje tjetër, Samantha Bley Dejean, të cilën e kaloi si avokate kryesore të çështjes.
“Angelina ka vendosur të ndryshojë avokate dhe të marrë Samantha Bley Dejean, pasi ekspertiza e saj është mbrojtja dhe interesi më i mirë i fëmijëve”, – tha një zëdhënëse e Jolie. “Angelina vlerëson bashkëpunimin e Lauras për kalimin e çështjes gjatë disa javëve të fundit”.
Wasser është avokatja më e kërkuar e divorcit në Hollywood, që ka përfaqësuar Kim Kardashian, Ryan Reynolds, Stevie Wonder dhe Johnny Depp, midis dhjetëra të famshmëve të tjerë të listës A. Por burime të afërta, deklaruan se Jolie dhe Wasser kishin mosmarrëveshje për strategjitë e tyre. Ndërsa Laura kërkonte të nënshkruante një marrëveshje për bashkëprindërim, aktorja donte të shkëpuste çdo marrëdhënie të Brad me fëmijët e tij.
Javët e fundit, pasi Bley Dejean u bë avokatja kryesore e Jolie, çështja ka marrë një qasje gjithnjë e më agresive. Aktorja ka akuzuar publikisht Brad, se nuk ka dhënë mbështetje financiare për fëmijët që nga ndarja e tyre.