Andonia Dobi na prezanton për herë të parë me “princeshën e saj të vogël” (Foto)

Bukuroshja Andonia Dobi, e njohur dikur si Sofia e Arian Çanit, para një muaji u bë për herë të parë nënë e një vajze.

Menjëherë pas lindjes, modelja ka arritur të rikthejë format perfekte duke ju rikthyer modelingut dhe në pozat e saj duket mjaft në formë.

Advertisement

Por, deri dje ne nuk e kishim njohur me fytyrë të bijën e modeles simpatike, e vetëm sot ajo ka menduar që të na surprizojë të gjithëve. Teksa ndodhet me pushime në Itali, destinacioni ku ajo ka vendosur të kalojë disa ditë të qeta dhe larg zhurmës dhe zhegut përvëlues të kryeqytetit, Andonia na ka njohur për të parën herë me fytyrën e vajzës së saj.

Vogëlushja shfaqet teksa fle e mbështetur mbi gjoksin e Andonias dhe portreti i saj duket mjaft i ëmbël dhe ëngjëllor.