Almeda Abazi dhe bashkëshorti aksidentohen në Turqi (Foto)

Prezantimi i spektaklit “Dancing with the Stars” bëri që bukuroshja, Almeda Abazi të vendoset në qendër të vëmendjes dhe në showbizin shqiptar.

Gjithashtu lidhja e saj me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayışman ka ngjallur shumë kureshtje për publikun shqiptar dhe atë turk. Mbrëmjen e djeshme çifti kanë pësuar një aksident automobilistik, makina me të cilën po lëvizte dyshja e njohur, u aksidentua nga një taksi në dalje të një parkingu të një restoranti në Stamboll.

Advertisement

Sipas “Haberturk”, Abazi, e cila 4 ditë të javës i kalon në Shqipëri ku është angazhuar në prezantimin e “Dancing with the Stars” dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, i cili sapo është kthyer nga turi i tij në Afrikë, kaluan një darkë romantike në një restorant në Kurucesme.

Por, çmallja e çiftit që javët e fundit janë detyruar të jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve, nuk ka përfunduar siç ishte parashikuar. Në dalje nga restoranti ata u përplasën nga një taksi. Fatmirësisht në aksident nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të vogla të materiale.

Pas shokut të përjetuar, Sayisman mbajti krahun dhe priti policinë. “Faleminderit Zotit shpëtuam paq”,- tha aktori, i cili iu nënshtrua edhe një testi alkooli.