Alberie Hadërgjonaj tregon publikisht të gjitha operacionet plastike që ka bërë

Alberie Hadërgjonaj ka ditur gjithmonë se si ta anashkalojë temën kur bëhet fjalë për operacionet plastike, por këtë herë nuk mund t’i shpëtonte dot fëijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.

Si fillim, në atë fazë “shkallimi”, siç e quajti ajo, Albëria nisi me vetullat tatuazh, për të cilat më vonë u pendua dhe tani, ka nisur një fazë djegieje.

Advertisement

Por kur fëmjët e pyetën nëse ka bërë ose jo ndërhyrje plastike, Albëria tha: “Kam bërë dhe nuk e kam mohuar asnjëherë. Ishte një fazë që të gjithë nisën të përmirësonin ndonjë difekt te vetja. Më kapi edhe mua kjo fazë dhe nisa me hundën, pastaj me pak buzët.”
Ajo vazhdimisht dha këshilla për zgjedhjen e një mjeku të mirë që të përmirëson pamjen pa të shëmtuar e dëmtuar.
“Tani po përpiqem të kthehem në identitet. Gjithkush nga ne ka një gjë që nuk kënaqet te vetja, ndoshta kërkon një hundë pak më të vogël, pak më lart. Por gjithmonë duhet të shkojmë që të bëjnë gjërat që të shkojnë. E kam nga eksperiencat e jetës”,- tha Alberia, e cila dukej disi e penduar për ndërhyrjet që ka bërë.