Bill Gates u është bashkuar zërave kundër monedhave virtuale, madje themeluesi i Microsoft shkon më tej, kur thotë se këto monedha, si Bitcoin tërthorazi po vrasin njerëz.
Por, ky vlerësim i tij nuk kaloi pa u kritikuar. Shumë përdorues iu vërsulën duke e quajtur “të paditur” dhe “të painformuar” në lidhje me monedhat virtuale dhe i kërkuan që të mos komentojë më këto monedha pa marrë më parë informacionin e duhur.
Gates nuk është i pari që kritikon monedhat virtuale, por është i pari që i lidh këto monedha me kriminalitetin.


