Kylie Jenner poston foto me vajzën një muaj pas lindjes

Shtatzënia e Kylie Jenner ishte një nga më të komentuarat në mediat rozë, pasi ajo nuk e konfirmoi kurrë deri pak para lindjes.

Ndërkohë, kurioziteti i njerzve kaloi te pamja e vogëlushes he mesa duket Kylie ka vendosur ta shuaj kuriozitetin, pasi ka postuar dy foto të ëmbla të vajzës së saj Stormi, fiks një muaj pas lindjes.

Advertisement

20-vjeçarja ka postuar në Instagram foto ku tregon vajzën të veshur me komplet me thurje me veshë. Ajo që bie në sy është edhe unaza e re e martesës e Kylie dhe pse nuk ka ndonjë lajm për fejesën me të dashurin e saj dhe babain e Stormi, Travis Scott.

Përpos fotove me Stormin, Kylie ka postuar dhe dy video në InstaStory ku ka treguar format e saj perfekte turpore një muaj pas lindjes.