Filmi i fundit i regjisorit Woody Allen, “A Rainy Day in New York”, duket se është në rrezik.

Ende nuk është marrë asnjë vendim, por duket se Amazon, e cila ka finalizuar prodhimin e filmit, po e shqyrton me vëmendje rastin. Akuza e vajzës së Woody Allen, për ngacmime seksuale, ka vënë në pikëpyetje marrëdhënien e Amazon me regjisorin.

Advertisement

Sipas “New York Times” producentët po shqyrtojnë mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve me regjisorin, që pas publikimit të skandalit. Në mbështetje të vajzës së regjizorit kanë dalë edhe mjaft artistë të Hollywood, të cilët kanë deklaruar se nuk do të punojnë më me Woody Allen.